Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara arriti në mbi 400 mijë në ditën kur ish-presidenti Donald Trump u largua nga detyra, njoftuan të mërkurën mediet amerikane.
"Ne duhet të ndjekim shkencën, humbja e 400 mijë jetëve është e turpshme", u citua nga “Associated Press” kryezyrtari i strategjisë për Spitalin e Kalifornisë Jugore, Cliff Daniels.
Trump dukej se investoi po aq në luftën me perceptimet publike sa bëri në luftimin e vetë virusit, duke minimizuar në mënyrë të përsëritur kërcënimin dhe duke refuzuar ekspertizën shkencore ndërsa ndizte konfliktin e acaruar nga shpërthimi, tha agjencia e lajmeve me seli në New York.
Në vend që të këshillonte amerikanët, ish-presidenti përdori pushtetin e tij për të hedhur teori, të cilat u përgënjeshtruan nga mjekët, se marrja e ilaçeve të paprovuara ose edhe injektimi i dezinfektuesve shtëpiak mund t'i shpëtonte njerëzit nga virusi, shtoi AP. (Albana)