Agjencia ruse e lajmeve "Sputnik News" njoftoi se drejtorja e ardhshme e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të ShBA-së, dr. Rochelle Walensky, deklaroi në një intervistë të dielën se Shtetet e Bashkuara "do të hyjnë në një periudhë të errët". Parashikohet se deri në mes të shkurtit, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi i ri do të arrijë në 500 mijë.
Deri më tani, koronavirusi i ri ka shkaktuar gati 400 mijë vdekje në ShBA. "Kjo nuk përfshin ndikimin e sindromave të shfaqura në mijëra pacientë të shëruar," tha dr. Varensky. Sipas saj, disa pacientë raportojnë simptoma të koronavirusit edhe disa muaj pasi janë testuar pozitivë. CDC-ja nuk është ende në gjendje ta shpjegojë këtë dukuri.
"Ne nuk kemi parë ende pasojat e udhëtimeve dhe grumbullimeve gjatë pushimeve në përqindjen e shtrimit në spital dhe të vdekshmërisë. Mendoj se po përballemi me një periudhë të errët," theksoi dr. Valensky.(Zhan Dian/Artan)