Agjencia Kombëtare e Mbikëqyrjes së Shëndetit e Brazilit ka miratuar përdorimin emergjent të vaksinave të koronavirusit të ri të kompanisë farmaceutike kineze "Sinovac Biotech".

Miratimi bëhet ndërsa autoritetet braziliane po shtojnë përpjekjet për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Brazili, me afro 8.5 milionë të infektuar nga COVID-19, zë vendin e tretë në botë, vetëm pas ShBA-së dhe Indisë, ndërsa për numrin e vdekjeve, afro 210 mijë të tilla, renditet i dyti pas ShBA-së, sipas të dhënave të Universitetit "Johns Hopkins". (Çang Çuo)