Rritet shqetësimi mes shkencëtarëve botërorë, për mundësinë e virulencës dhe të panjohurave të lidhura me një mutacion të ri të koronavirusit, evidentuar së fundi në Brazil.

“Variantet braziliane në fakt janë dy”, -deklaroi për “BBC” specialisja britanike e virologjisë Wendy Barclay.

Zbulimi i fundit ka detyruar qeverinë britanike të vendosë pezullimin e përkohshëm të udhëtimeve nga Afrika e Jugut dhe Portuglia.

“Janë shfaqur dy lloje të ndryshme të varianteve braziliane të Covid. Njëri tashmë është lokalizuar në Britani, tjetri jo. Duke analizuar të dhënat, evidentohen variante të ndryshme në të gjithë botën, duke përfshirë atë braziliane që besoj se ka ekzistuar prej ca kohësh”, -tha Barclay. (Irma)