Rusia mund të miratojë vaksinat kundër Covid-19, jo të prodhuara në vend, duke përfshirë edhe atë të zhvilluar nga “Pfizer” dhe “BioNTech”.

Njoftimi është dhënë nga agjencia e lajmeve “TASS”, duke cituar kreun e Rregullatorit shtetëror të Kujdesit Shëndetësor.

Rusia ka numrin e katërt më të lartë në botë të rasteve të infektimeve me koronavirus. Vendi planifikon të fillojë vaksinimet masive javën e ardhshme.