Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e Indonezisë njoftoi të hënën se ka dhënë lejen e përdorimit emergjent për vaksinën e COVID-19 “CoronaVac”, të prodhuar nga kompania kineze “Sinovac”.
Drejtoresha e Administratës së Ushqimit dhe Barnave të Indonezisë Penny Lukito tha në një konferencë shtypi se kjo vaksinë ka përfunduar provën klinike të fazës së tretë në qytetin Bandung të Indonezisë, dhe efektiviteti i saj është më i lartë se niveli prej 50 % i përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Bazuar në këtë rezultat dhe duke iu referuar provave klinike të vaksinës nga kompania “Sinovac” në Brazil dhe Turqi, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave të Indonezisë ka vendosur të lejojë përdorimin emergjent të saj. Kjo është hera e parë që Indonezia jep një leje për përdorimin e vaksinës së COVID-19.

Presidenti i Indonezisë Joko Widodo shpalli se do të nisë vaksinimi i qytetarëve që nga kjo javë. Ai u shpreh më 1 janar që, nëse procedurat përkatëse për vaksinimin miratohen, qeveria do të vaksinojë njerëzit falas në faza. (Fang Xiaoyu)