Profesorja e University College London (UCL), Mariana Mazzucato, publikoi ditët e fundit një artikull në uebsajtin e "Financial Times"-it, ku thuhet se pandemia COVID-19 që shpërtheu vitin e kaluar tregoi se sistemi ekonomik i kapitalizimit jo vetëm u zhyt në krizë, por u panë edhe defekte të strukturës. Ajo nënvizoi se vendimmarrësit duhet t’u kushtojnë vëmendje më të madhe barazisë, zhvillimit të gjelbër dhe të qëndrueshëm, për të nxitur rindërtimin shtetëror.
Mazzucato vuri në dukje se për rindërtimin e vendit në mënyrë më të mirë, vendimmarrësit duhet të hartojnë politika për të krijuar një mjedis konkurrues me rritje më të barabartë, më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm, të cilat mund të favorizojnë të gjitha palët dhe të zgjidhin sfidat serioze shoqërore.
Ajo u shpreh se vendimmarrësit duhet të kuptojnë se masat stimuluese nuk duhet të mbulojnë vetëm projektet e gatshme; në dhjetra vitet e kaluara, privatizimi, kontraktimi i jashtëm dhe ulja e buxhetit dobësojnë aftësinë e qeverisë në frenimin e pandemisë, duke shtuar se duhet të mësojmë përvojën nga gabimet pas krizës financiare.