Foto nga VCG

Foto nga VCG

Koronavirusi vdekjeprurës që është përhapur në të gjithë botën ka krijuar mutacion. Një variant i quajtur B117 është më infektues dhe ka detyruar Mbretërinë e Bashkuar të futet në një bllokim të fortë. Ky variant është zbuluar gjithashtu edhe në disa shtete amerikane, si dhe në vende të tjera të botës. Varianti nuk duket të jetë më vdekjeprurës dhe ekspertët besojnë se vaksinat ekzistuese duhet të funksionojnë kundër tij, shkruan “Business Insider”.

Por, eksperti i shëndetësisë Adam Kucharski deklaroi se në përgjithësi, një variant që është 50% më i transmetueshëm është një problem më i madh sesa një variant që është 50% më vdekjeprurës.

Studimet e hershme të drejtuara nga studiuesit britanikë sugjerojnë se varianti nuk ka gjasa të shkaktojë sëmundje më serioze dhe ekspertët kanë thënë që vaksinat duhet të funksionojnë ende kundër saj. Por, për Kucharski, fakti që varianti përhapet më lehtë do të thotë se është potencialisht më i rrezikshëm sesa një variant më vdekjeprurës. (Irma)