Agjencia Evropiane e Barnave rekomandon që njerëzit të vaksinohen kundër Covid 19 me vaksinën e kompanisë “Moderna”. Komiteti për ilaçet në EMA (CHMP) ka vlerësuar tërësisht të dhënat mbi cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës dhe rekomandoi me konsensus një autorizim zyrtar të marketingut me kusht të dhënë nga Komisioni Evropian, -thuhet në faqen zyrtare të EMA-s.

Kjo do të sigurojë qytetarët e BE-së se vaksina plotëson standardet e BE-së dhe vendos masat mbrojtëse, kontrollet dhe detyrimet për të mbështetur fushatat e vaksinimit në të gjithë BE-në.

“Kjo vaksinë na ofron një mjet tjetër për të kapërcyer emergjencën aktuale”, -tha Emer Cooke, drejtor ekzekutiv i EMA-s. (Elona)