Sigurimi i qasjes së shpejtë në vaksinat Covid 19, madje edhe për vendet e varfra, ringjallja e luftës kundër baktereve rezistuese ndaj antibiotikëve dhe fushatat e vaksinimit kundër sëmundjeve infektive, sipas OBSH-së, janë disa nga problemet kryesore shëndetësore, që do të na shoqërojnë në vitin 2021, shkruan “Ansa”.
“Viti 2020 ka qenë një vit shkatërrues për shëndetin global dhe pandemia kërcënon të ngadalësojë progresin e arritur në dy dekadat e fundit”, -njoftoi OBSH.
“Bashkimi i forcave për të parandaluar urgjencat e reja shëndetësore është në krye të objektivave të listuara dhe, gjithashtu, përfshin krijimin e një BioBank, një sistem i rënë dakord globalisht për ndarjen e mostrave të patogjenëve”, -shtoi organizata.
Sipas OBSH-së, një përparësi kryesore më 2021-shin do të jetë padyshim vazhdimi i punës për të fituar qasje të barabartë te vaksinat, testet dhe ilaçet anti-Covid 19 dhe për të siguruar që sistemet shëndetësore të jenë mjaft të forta për t’i siguruar ato.
Gjithashtu, këtë vit do të duhet të vazhdojë lufta kundër sëmundjeve infektive, e ngadalësuar për shkak të pandemisë.
Një çështje tjetër qendrore mbeten sëmundjet jongjitëse: nga Alzhaimer te tumoret, që përfaqësojnë 7 nga 10 shkaqet kryesore të vdekjeve, përveç përkeqësimit të infeksionit Sars-Cov-2. (Elona)