Përveç 800 mijë vaksinave të siguruara nga kompania “Pfizer”, Maqedonia e Veriut është në bisedime me Kinën për një sasi prej 200 mijë vaksinash që mund të mbërrijnë brenda muajit janar. Lajmin e ka dhënë kryeministri Zoran Zaev, në një intervistë për “Tv Sitel”, ku theksoi se po diskutohen kushtet.
Zaev theksoi se presin edhe nga BE-ja, ku përmes mekanizmit COVAX janë përcaktuar që 100 milionë vaksina të shpërndahen në Ballkanin Perëndimor.
Zaev ka theksuar se pret një sasi vaksinash edhe nga Austria, Polonia, Bullgaria e Greqia sapo ato të marrin dozat e porositura.
Ndërsa vaksinat e “Pfizer” arrijnë në fillim te shkurtit në Maqedoninë e Veriut.
Zaev u shpreh optimist se vaksina të tjera të certifikuara nga OBSH mund të arrijnë më shpejt. (Elona)