Kina do të qëndrojë gjithmonë me Qipron dhe do të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme në luftën e vendit kundër COVID-19, tha të hënën këshilltari i shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi.

Wang e tha këtë në takimin me homologun qipriot Nicos Christodoulides gjatë një ndalese në Qipro përpara udhëtimit të tij në Afrikë.

Kryediplomati kinez tha se miqësia midis dy vendeve ka përparuar falë mbështetjes së ndërsjellë gjatë luftës kundër COVID-19 dhe Kina do të qëndrojë gjithmonë me Qipron në frenimin e shpërthimit të koronavirusit.

Përveç kësaj, Wang tha se Kina shpreson që Qipro, si një vend anëtar i Bashkimit Evropian (BE), të kontribuojë në përparimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Kinë-BE.

Nga ana e tij, Christodoulides përgëzoi fitoren e Kinës në luftën kundër pandemisë dhe tha se populli i Qipros nuk do ta harrojë kurrë ndihmën e ofruar nga Kina në ndalimin e shpërthimit të COVID-19.

Ai shtoi se qeveria qipriote shpreson fort në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Kinën, duke shtuar se vendi do të ndjekë me vendosmëri politikën e ‘Një Kine’ dhe do ta mbështesë BE-në në zhvillimin aktiv të marrëdhënieve me Kinën. (Albana)