Spitalet në shtete të ndryshme amerikane po përballen me shtimin e shpejtë të pacientëve të COVID-19. Tani numri i shtrimeve në spital është më i madh se ndonjëherë në të kaluarën.
Sipas statistikave të "Projektit të gjurmimit të COVID-19", të shtunën e kaluar të paktën 123 639 amerikanë u shtruan në spital për shkak të prekjes nga COVID-19. Kjo do të thotë se numri ditor i pacientëve të COVID-19 të shtruar në spital i ka kaluar 100 mijët për 32 ditë me radhë.
Pas Festës të Falënderimeve, rastet e COVID-19 në ShBA u shtuan shumë dhe kjo prirje vazhdoi deri në Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Ekspertët janë të shqetësuar që, nëse vazhdon përhapja e pandemisë, nuk dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Eksperti mjekësor amerikan Brad Spellberg tha: "Nëse do të ketë një kulm tjetër të infektimit nga virusi, sistemi ynë mjekësor do të shembet." (Fani)