Foto nga CFP
Pacienti me dializë, Brian Pinker, 82 vjeç, është bërë personi i parë që ka marrë vaksinën Oxford-AstraZeneca kundër Covid-19, në Spitalin Churchill të Oksfordit, shkruan “BBC”.
Prej së hënës, më shumë se gjysmë milioni doza të vaksinës janë gati për përdorim.
Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se ishte një "moment i rëndësishëm" në luftën e Mbretërisë së Bashkuar kundër virusit, pasi vaksinat do të ndihmojnë në frenimin e infeksioneve dhe më pas lejojnë heqjen e kufizimeve.
Kryeministri Boris Johnson paralajmëroi se nuk kishte dyshim se do të duhet të marren masa më të ashpra, ndërsa Britania e Madhe lufton për të kontrolluar një variant të ri, me përhapje të shpejtë të virusit. (Fatosi)