Mostra të shumta të pjesëve të makinave të paketuara kanë dalë pozitive për koronavirusin e ri në pjesë të ndryshme të Kinës, pasi një kompani e angazhuar me shitjen e tyre raportoi një rast të konfirmuar Covid-19, shkruan “Xinhua”.
Qendra lokale për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve në qytetin Jincheng, në provincën Shanxi në Kinën veriore, zbuloi virusin në gomat e makinave.
Personeli i cili ra në kontakt të ngushtë me mallrat është izoluar në karantinë dhe të gjithë kanë dalë negativë.
Sipas autoriteteve lokale, tre mostra të tjera pozitive të marra nga paketimi i pjesëve të makinave u gjetën në qytetin e Cangzhou në provincën Hebei dhe Yantai e Linyi në Shandong. (Fatosi)