India ka aprovuar zyrtarisht përdorimin emergjent të dy vaksinave anti-Covid ndërsa përgatitet për një nga injeksionet më të mëdha në botë, njoftoi “BBC”.

Autoriteti rregullator i barnave i dha dritën jeshile përpjekjeve të zhvilluara nga AstraZeneca me Universitetin e Oksfordit dhe nga firma lokale Bharat Biotech.

Kryeministri Narendra Modi e quajti atë "një pikë kthese vendimtare".

India planifikon të vaksinojë rreth 300 milionë njerëz në një listë prioritare këtë vit.

Ajo ka regjistruar numrin e dytë më të lartë të infeksioneve në botë, me më shumë se 10.3 milionë raste të konfirmuara deri më tani. Gati 150.000 njerëz kanë vdekur. (Fatosi)