Me një ulje të ngadaltë të kurbës së infektimit me Covid-19, por shkallë ende në rritje të pozitivitetit, në 14,1%, pritet që më 6 janar, rajonet italiane të rikthehen në ndarjen me ngjyra sipas rrezikut të infektimit, bën të ditur “Ansa”.
Qeveria do të vendosë javën e ardhshme, duke u mbështetur në raportin që do të lëshojnë ekspertët e Institutit të Lartë të Shëndetësisë pas kontrolleve të kryera.
Sipas raportit, në veçanti, Friuli, Venezia, Giulia, Valle d’Aosta, Piemonte, Trento dhe Emilia Romagna kanë një probabilitet 50% më të lartë për të tejkaluar pragun kritik të zënies së shtretërve në spitale.
E njëjta gjë vlen për kujdesin intensiv në Lombardi, Trento dhe Veneto.
Këtyre të dhënave u shtohet edhe rasti i Sardenjës, që ka një klasifikim të rrezikut “jo të vlerësueshëm” dhe për këtë arsye “të lartë”, për shkak të paplotësisë së të dhënave të raportuara. (Elona)