Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka siguruar 500 mijë dozat e apra të vaksinës anti-Covid nga kompania “Pfizer”.
Përmes një njoftimi për mediet, Rama tha se 10.750 dozat e para do të mbërrijnë në fillim të javës së tretë të janarit, ndërsa 30.250 doza të tjera do të vijnë në muajin shkurt. Sipas kryeministrit, të tjerat do të vijnë me radhë muaj pas muaji në bazë të planit të vaksinimit.
Rama ka njoftuar se puna për sigurimin e vaksinimit nuk është ndalur me kaq, pasi sipas tij 9 mijë doza do të na i sjellin 2 vende partnere në mes të janarit.
Rama e cilësoi këtë lajm, nisjen më të mirë të mundshme të këtij viti vendimtar, për zmbrapsjen përfundimtare të armikut të padukshëm. (Irma)