Organizata Botërore e Shëndetësisë aprovoi vaksinën e Pfizer/BioNTech për përdorim urgjent, duke i hapur kështu rrugën shpërndarjes së saj në vendet në nevojë. Njoftimi u transmetua nga të gjitha mediet botërore.

Kjo është e para vaksinë anti-Covid që shtohet në Listën e Përdorimit të Emergjencave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kjo lëvizje bën të mundur që shtetet ta shpejtojnë proceset e tyre të miratimit të vaksinës nga rregullatorët vendas, por ashtu i krijon mundësinë UNICEF-it dhe Organizatës Pan-Amerikane të Shëndetësisë ta dërgojë vaksinën aty ku nevojitet.