India ka konfirmuar gjashtë raste të variantit të ri të Covid-19, që u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas “BBC”, gjashtë individët që u kthyen nga Mbretëria e Bashkuar aktualisht po mbahen në masa izolimi, deklaruan zyrtarët.

India i është bashkuar javën e kaluar listës së vendeve që pezulluan udhëtimet nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të variantit të ri.

Ekspertët deri tani kanë deklaruar se ky variant është dukshëm më i transmetueshëm se llojet e tjera, por jo më i rrezikshëm.

India ka regjistruar më shumë se 10 milionë raste me koronavirus që nga shpërthimi i pandemisë. (Elona)