Televizioni amerikan CNN njoftoi të dielën se, qysh nga shpërthimi i epidemisë së COVID-19, dhjetori është bërë muaji me numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi i ri në SHBA.

Gjatë 26 ditëve të fundit, mbi 63 mijë amerikanë kanë vdekur nga COVID-19. Krahas kësaj, ekspertët kanë paralajmëruar që në dy muajt e ardhshëm, numri i të vdekurve do të jetë “një makth”.

Në tërë nëntorin, numri i të vdekurve ishte afro 36 964. Në një kohë kur u publikua “ky numër i tmerrshëm", ShBA-ja sapo kishte kaluar disa "muaj të errët". Koronavirusi i ri është përhapur nga Bregdeti Lindor në Bregdetin Perëndimor, duke paralizuar sistemin mjekësor dhe duke nxitur masa të gjera kufizimesh.

Megjithëse në fillim të dhjetorit, miratimi i dy vaksinave ndaj COVID-19 në ShBA ka sjellë një dritë shprese, ekspertët amerikanë kanë paralajmëruar që epidemia nuk ka përfunduar dhe ndoshta shpejt do të shpërthejë një raund i ri epidemie pas udhëtimeve dhe grumbullimeve për Krishtlindje.

Njoftimi i CNN-it përmend që në ShBA afro 332 mijë veta kanë vdekur nga COVID-19. Sipas parashikimeve nga Instituti i Vlerësimeve Shëndetësore pranë Universitetit të Uashingtonit (IHME), në dy muajt e ardhshëm në ShBA afro 193 mijë veta do të humbasin jetën nga epidemia. (Jiang Lei)