Rrjeti amerikan CNN njoftoi më 24 dhjetor që, sipas parashikimeve të fundit nga Instituti i Vlerësimeve Shëndetësore pranë Universitetit të Uashingtonit (IHME), deri më 1 prill të vitit të ardhshëm, numri të vdekurve prej COVID-19 në ShBA do t'i kalojë 567 mijët. Sipas modelit të analizës, nëse shtetet amerikane lehtësojnë masat parandaluese, ka mundësi që deri më 1 prill numri të arrijë mbi 731 mijë.
Sipas IHME-së, vaksina mund të shpëtojë dhjetëra mijë njerëz. Sipas afatit të tanishëm të shpërndarjes së vaksinave, mbi 33 mijë jetë mund të shpëtohen, ndërsa nëse vaksinimi bëhet më shpejt , mund të shpëtohen 45 mijë veta.
IHME-ja bën të ditur që niveli i përdorimit të maskave është rritur në 74 % dhe nëse do të arrijë në 95 % deri më 1 prill, numri i të vdekurve mund të pakësohet me 49 mijë. (Jiang Lei)