Në Belgjikë, vaksinimi kundër Covid-19 pritet të fillojë më 5 janar 2021, në bazë të programit të përgatitur nga qeveria.
Njoftimi është dhënë nga kryeministri Alexander De Croo, i cili theksoi se detajet mbi strategjinë për vaksinimin duhet ende të koordinohen me autoritetet rajonale, shkruajnë mediet lokale.
Sipas De Croo, për momentin, data e nisjes së vaksinimit është fiksuar për në fillim të muajit të ardhshëm. (Irma)