Italianët do të duhet ta festojnë Vitin e Ri në shtëpi, paralajmëroi ministri për Çështjet Rajonale, Francesco Boccia, ndërsa përjashtoi lehtësime nga rregullat e ndalimit për më 31 dhjetor.
Qeveria italiane po përballet me një vendim të vështirë këtë javë në lidhje me masat gjatë periudhës së festave.
Sipas agjencisë së lajmeve “Ansa”, shtetrrethimi do të mbetet në orën 22:00 edhe në Krishtlindje dhe në prag të Vitit të Ri, baret dhe restorantet do të mbyllen në orën 18:00, si tani, në rajonet e verdha. (Elona)