Kompanitë “Pfizer” dhe “BioNTech” kanë dorëzuar vaksinën e tyre Covid-19 në Agjencinë Evropiane të Barnave deklaruan kompanitë në një deklaratë, me synimin për ta bërë atë të disponueshme në Evropë brenda vitit.
Partnerët, një gjigant farmaceutik amerikan dhe një kompani e vogël gjermane e bioteknologjisë, deklaruan se marrja e aplikimit të tyre u konfirmua, bën të ditur “ATSH”. Vaksina e tyre rezultoi 95% efektive kundër Covid-19 në provat klinike.
Kjo i vë kompanitë përballë firmës amerikane “Moderna”, e cila gjithashtu i kërkoi Rregullatorit të BE-së miratimin e vaksinës së saj Covid-19.
Ashtu si “Moderna”, “Biontech” dhe “Pfizer” gjithashtu kanë aplikuar në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) për aprovim emergjent. (Elona)