Komisioni Evropian, brenda kornizës së kompetencave të tij, të cilat janë të kufizuara, është përpjekur të inkurajojë vendet anëtare të kenë një qëndrim të koordinuar për masat anti-Covid që nga fillimi i pandemisë.
Kështu deklaroi një zëdhënës i KE-së, i pyetur në lidhje me mosdarkordësinë e deritanishme mbi resortet e skive.
“Është e rëndësishme që masat të merren duke pasur parasysh situatën shëndetësore dhe që ato të miratohen në konsultim me vendet fqinje, për të shmangur vështirësitë në zonat kufitare”, -tha zëdhënësi, citon “Tgcom”. (Irma)