Shefja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) theksoi se digjitalizimi dhe zhvillimet teknologjike kanë transformuar të gjitha fushat e shoqërisë. Christine Lagarde tha se pandemia Covid-19 ka përshpejtuar prirjen drejt digjitalizimit të parasë, transmeton “Anadolu Agency”.
Përmes një artikulli të postuar në medien franceze, Lagarde thotë se natyra e parasë në histori ka ndryshuar në varësi të ndryshimeve socio-ekonomike dhe se funksionet e tyre si njësi e shkëmbimit dhe llogaritjes kanë mbetur të njëjta për shekuj.
Sipas saj me specializimin e ekonomive, tregtia u bë më e nevojshme dhe një mjet universal i shkëmbimit ishte i nevojshëm për ta lehtësuar këtë.
"Procesi i Covid-19 ka përshpejtuar prirjen drejt digjitalizimit, me një zhvendosje drejt pagesave online dhe pa kontakt në dyqane”, -tha ajo, duke theksuar se në të ardhmen, lëshimi i euros digjitale mund të bëhet thelbësor për pavarësinë monetare.
“Euroja digjitale do të jetë simboli i procesit të integrimit evropian që po vazhdon dhe si përfundim do të ndihmojë në bashkimin e ekonomive digjitale të Evropës”, theksoi Lagarde. (Irma)