Numri real i rasteve me koronavirus në SHBA mund të jetë 8 herë më i lartë sesa raportohet, bëhet e ditur në një vlerësim nga Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), shkruan “Cgtn”.
Mes 27 shkurtit dhe 30 shtatorit, numri i infeksioneve Covid mund të ketë arritur në gati 53 milionë, rreth tetë herë më shumë nga shifra e raportuar prej 6.8 milionë, shkruajnë studiuesit e CDC në një letër të botuar në revistën “Clinical Infectious Diseases”.
Sipas studiuesve, kjo vjen prej raportimit jo të plotë të rasteve, neglizhimit të individëve asimptomatik ose të sëmurë të lehtë që nuk janë testuar kurrë, si dhe atyre që kanë marrë rezultate false të testit negativ. Për rrjedhojë, njerëzit mund të mbajnë dhe përhapin koronavirusin ndërsa shfaqin vetëm simptoma të vogla ose edhe aspak simptoma.
Raporti vjen në një kohë kur SHBA-ja është prekur nga një tjetër valë e pandemisë, me numrin e rasteve të raportuara Covid në mbi 13 milionë dhe viktimat që kanë arritur në mbi 266 mijë. (Irma)