Qeveria çeke do të lejojë rihapjen e restoranteve si dhe dyqaneve jothelbësore nga 3 dhjetori, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Jan Blatny. Sipas “CNN”, autoritetet ranë dakord se vendi është i gatshëm të kalojë nga niveli 4 i masave në atë 3, bazuar në sistemin e vlerësimit të rrezikut nga Covid-19.
Kjo do të thotë se të gjitha dyqanet dhe restorantet mund të hapen, duke respektuar numrin e kufizuar të klientëve dhe distancimin social.
Sipas ministrit Blatny, pritet të hiqet edhe shtetrrethimi gjatë natës, si dhe do të rinisin aktivitetet e kufizuara sportive. (Irma)