Bashkëpunimi ndërkombëtar do të jetë thelbësor për një rimëkëmbje ekonomike globale nga pandemia COVID-19 dhe Qyteti i Londrës do të mbështesë komunitetin e biznesit kinez në qendrën kryesore financiare të botës, tha të mërkurën kryetari i Bashkisë së Qytetit të Londrës, William Russell.
"Gjatë këtij viti sfidues, kompanitë kineze në Mbretërinë e Bashkuar vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në ndërtimin kolektiv të ekonomisë sonë, të dëshmisë së marrëdhënies dypalëshe midis BE-Kinës dhe lulëzimit të vazhdueshëm," tha Russell në një teleforum mbi tregtinë.
Kompanitë kineze në Britani kanë "mundësuar mijëra vende të reja pune për njerëzit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar", shtoi ai.
Qyteti i Londrës është rrethi i biznesit pikërisht në qendër të kryeqytetit britanik që shpesh quhet edhe si “Square Mile”.
Ambasadori kinez në Britani, Liu Xiaoming, tha se ndërsa Kina përparon "Dy qarkullimet", ajo do të sigurojë më shumë mundësi bashkëpunimi dhe më shumë hapësirë zhvillimi për bizneset e të gjitha vendeve, përfshirë Britaninë.
Nocioni i paraqitur për herë të parë në majin e sivjetshëm, "Dy qarkullimet", njëri prej të cilëve e konsideron tregun e brendshëm si shtyllë kryesore ndërsa tjetri lejon tregun e brendshëm dhe të jashtëm të zhvillojnë njëri-tjetrin, është vendosur në majë të agjendës së qeverisë kineze në kohën kur ekonomia botërore është plagosur rëndë nga ndikimet e pandemisë.
"Kina mirëpret bizneset dhe investimet britanike. Ne shpresojmë që Mbretëria e Bashkuar do të nxisë një mjedis të hapur, të drejtë dhe jo-diskriminues për bizneset kineze këtu," tha ambasadori kinez në Mbretërinë e Bashkuar.
Në forumin e organizuar nga Dhoma e Tregtisë e Kinës në Mbretërinë e Bashkuar morën pjesë rreth 500 pjesëmarrës nga Kina dhe Britania të cilët shqyrtuan mundësitë e reja të investimeve pas pandemisë COVID dhe përgjigjen e përbashkët ndaj ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit të gjelbër.(Albana)