Prej së premtes në Itali hynë në fuqi masat e reja të bllokimit, firmosur nga kryeministri Giuseppe Conte. Masat në nivel kombëtar janë ndalimi i orarit nga 22:00-05:00, ulja e kapacitetit të transportit publik në 50%, mbyllja e qendrave tregtare në fundjavë, në ditët e pushimeve dhe para tyre, mësimi në distancë me 100% në shkollat e mesme dhe mbyllja e ekspozitave dhe muzeve.

Masat e reja parashikojnë ndarjen e Italisë në tre zona rreziku: E kuqe: Calabria, Lombardia, Piemonte dhe Val d’Aosta; Portokalli: Puglia dhe Sicilia; E verdhë: Pjesa tjetër e vendit.

Kryeministri Conte i bëri thirrje popullit që të bëjnë një sforcim tani në mënyrë që Krishtlindja të kalohet e qetë.(Irma)