“Këtë muaj do të paraqesim hapin e parë drejt një Bashkimi Evropian të Shëndetit. Propozimet tona synojnë të lejojnë një koordinim më të mirë të BE-së për gatishmërinë dhe përgjigjen ndaj kërcënimeve shëndetësore”.
Në deklaratën e Komisionit Evropian, të publikuar në “Facebook”, thuhet se BE-ja tashmë po ndërmerr hapa konkretë për të ndihmuar në kufizimin e përhapjes së koronavirusit; nga rritja e qasjes në testimin e shpejtë në përgatitjen e fushatave të vaksinimit, për të lehtësuar udhëtimin e sigurt kur është e nevojshme.
“Vetëm duke treguar solidaritet të vërtetë evropian dhe duke punuar së bashku mund ta kapërcejmë këtë krizë”, -thuhet në deklaratën e KE-së.(Irma)