Dhoma britanike e Komunëve aprovoi mocionin e paraqitur nga qeveria konservatore për një bllokim kombëtar 4-javor në Angli, duke filluar nga e enjtja deri më 2 dhjetor, bëjnë të ditur mediet britanike.
Kryeministri Boris Johnson e cilësoi masën të dhimbshme por të domosdoshme, për të përmbajtur valën e dytë të infeksioneve të koronavirusit dhe për të hequr mundësinë e një kërcënimi të mbipopullimit në spitalet e shërbimit shëndetësor (NHS).
Mocioni kaloi pavarësisht rebelimit të një numri jo të vogël deputetësh nga shumica Tory dhe me mbështetjen e pjesës më të madhe të opozitës, Laburistët në krye. (Irma)