Qëndrimet e vendeve evropiane mbi karantinën për Covid 19 janë shumë të ndryshme. Rruga e vetme për të përballuar situatën do të ishte qasja e përbashkët, për të fituar besimin e qytetarëve.
Kjo ishte deklarata e bërë nga Komisionerja Evropiane për Shëndetësinë Stella Kyriakides, gjatë një takimi online me ministrat e Shëndetësisë.
“Për disa javë do të propozojmë një qasje evropiane për karantinat, e vetmja rrugë për të pasur një zgjidhje të dakorduar të përbashkët evropiane”, tha Kyriakides.