Numri i rasteve të konfirmuara në kontinentin afrikan ka arritur në 1.696.286, bëri të ditur Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC), të cilës i referohet “Xinhua”.
Agjencia kontinentale e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve njoftoi se numri i të vdekurve në lidhje me pandeminë tani ishte 40.922 që nga e shtuna pasdite.
Vendet afrikane më të prekura për sa i përket numrit të rasteve pozitive janë Afrika e Jugut, Egjipti, Maroku, Etiopia dhe Nigeria.