UNICEF-i ka filluar hedhjen e bazave për fushatën e vaksinimit kundër Covid 19 duke blerë shiringa dhe pajisje të tjera të nevojshme. UNICEF do të grumbullojë 520 milionë shiringa deri në fund të këtij viti, si pjesë e një plani më të madh për 1 miliard shiringa më 2021-shin, për të garantuar furnizimin fillestar dhe për të siguruar që shiringat të mbërrijnë në vende para vaksinave Covid 19, bën të ditur “Xinhua”.
"Vaksinimi për Covid 19 do të jetë një nga ndërmarrjet më masive në historinë njerëzore dhe do të duhet të lëvizim sa më shpejt që të mund të prodhohen vaksinat", -tha drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Henrietta Fore, në një njoftim për shtyp.
Përveç kursimit të kohës, blerja e hershme e shiringave dhe kutive të sigurisë gjithashtu zvogëlon presionin në treg dhe parandalon rritje të mundshme të kërkesës kur vaksinat të bëhen të disponueshme.