Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se ilaçi antiviral “Remdesivir” ka pak ose aspak efekt mbi vdekshmërinë për pacientët e shtruar në spital me koronavirus. Madje, siç thuhet më tej, ai nuk duket se i ndihmon pacientët të shërohen më shpejt.

Deri tani, “Remdesivir” ka qenë ilaçi i vetëm që duket se ka efekte specifike për koronavirusin dhe i vetmi me një Autorizim Përdorimi Emergjent për Covid-19 nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA.

Sipas “CNN”, rezultatet e studimit të OBSh-së nuk janë botuar në një revistë mjekësore të vlerësuar nga ekspertët.

Por, OBSh-ja i postoi ato në internet, aty ku gjenden punime ose të dhëna të shoqëruara me punime të ndryshme shkencore, të cilat ende nuk janë rishikuar nga kolegët ose janë pranuar nga revistat akademike tradicionale.