Sipas një ankete të përbashkët të kohëve të fundit nga Instituti Milken dhe Harris Poll, epidemia e COVID-19 zbuloi dobësinë e udhëheqjes globale. Gjatë krizës, më shumë njerëz kanë besim te ndërmarrjet, sesa te qeveritë e tyre për vijueshmërinë e qarkullimit ekonomik.
Mbi 70% e të anketuarve pranuan se po përjetojnë periudhën më të keqe historike të vendeve të tyre. Afro dy të tretat e të pyeturve thanë se udhëheqësit e tyre hoqën dorë nga populli ose "nuk u kujdesën" për jetën e popullit. Në anketim morën pjesë mbi 29 mijë persona nga 27 vende. Anketa u zhvillua në periudhën shkurt-tetor të këtij viti.
61% e të anketuarve janë të mendimit se ndërmarrjet luajnë një rol më të rëndësishëm se qeveritë në ruajtjen e mbarëvajtjes së vendit.
"Në vendet e anketuara, ndërmarrjet janë konsideruar si më mbështetëse dhe më të besueshme se qeveria," thuhet në raport.
Në 12 vendet e anketuara në shtator, të anketuarit nga vetëm 3 vende (Kina, Malajzia dhe India) përkrahën bindshëm masat anti-epidemike nga drejtuesit e tyre. Në ShBA, më pak se një e treta e banorëve mbështetin fort masat e qeverisë kundër epidemisë.
Sipas opinionit të dy të tretave të anketuarve, ndikimi në ekonomi nga pandemia është shumë më i madh se ndikimi i virusit te jeta e tyre. Sipas parashikimit të Bankës Botërore, në vitin 2020, pothuajse të gjitha ekonomitë e botës, përveç Kinës, do të pësojnë tkurrje ekonomike.
(Xu Guang)