Presidenti amerikan Donald Trump doli negativ për Covid-19, disa ditë me radhë, duke përdorur një test të shpejtë, deklaroi doktori i Shtëpisë së Bardhë.

“Lidhur me testin më të fundit për koronavirusin të presidentit, mund t'ju informoj se ai ka dalë negativ për disa ditë rresht duke përdorur “Abbott BinaxNow””, -theksoi dr. Sean Conley, në një letër të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

“OBSH-ja pranoi se kisha të drejtë. Bllokimet po vrasin vendet në të gjithë botën. Shërimi nuk mund të jetë më i keq se problemi”, shkroi menjëherë Trump në “Twitter”.

“Për 22 ditë do të fitojmë në Florida dhe në të gjithë vendin”, shkroi shefi i Shtëpisë së Bardhë.