Një emigrant ngriti gishtin e madh në shenjë vlerësimi pasi kaloi Kanalin Anglez (Kanalin e La Manshit) nga Franca në Dover, Angli, 11 gusht 2020. / VCG
Mbi 2.7 milionë emigrantë që dëshirojnë të kthehen në shtëpi janë bllokuar jashtë vendit për shkak të pandemisë së koronavirusit, tha të premten OKB, duke kërkuar veprime ndërkombëtare për të adresuar krizën.
"Shtrirja dhe zbatimi pasues i dhjetëra mijëra masave kufizuese për lëvizjet, duke përfshirë mbylljen e kufijve dhe mbylljet mbarëkombëtare të lidhura me COVID-19, u kërkon shteteve të bashkëpunojnë me fqinjët e tyre dhe me vendet e origjinës së emigrantëve për t’iu përgjigjur nevojave të tyre," tha kreu i Organizatës Ndërkombëtare të OKB për Migracionin, Antonio Vitorino.