Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi se është vetizoluar pasi kishte pasur kontakte me një person të prekur nga koronavirusi.
“U informova se kisha marrë pjesë në një takim gjatë së martës, ku ishte një person pozitiv me Covid-19”, -shkroi von der Leyen në llogarinë e saj në “Twitter”.
Presidentja e KE-së sqaroi se kishte rezultuar negative pas testit të kryer të enjten dhe se i ishte nënshtruar një tjetër tamponi ditën e hënë.