Italia regjistroi të enjten numrin më të lartë të rasteve të reja me koronavirus në 5 muaj. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve pozitive ishte 2548, rritja më e madhe që në prill, kur vendi ishte nën bllokimin e rreptë të vendosur nga qeveria, shkruajnë mediet italiane.
Pas sezonit të verës, pati rritje të rasteve pozitive me Covid 19, çka bëri që disa rajone të vendosnin shtrëngimin e masave të sigurisë, duke përfshirë detyrimin e mbajtjes së maskave, veçanërisht në rastet kur mbajtja e distancës fizike është e vështirë.