Organizata Botërore e Shëndetësisë u bën thirrje qeverive afrikane t'i japin përparësi sigurisë për popullsinë e moshuar, cenueshmëria e të cilës ndaj pandemisë Covid 19 është më e lartë krahasuar me grupet e tjera të popullsisë.

Matshidiso Moeti, drejtoresha rajonale e OBSH-së për Afrikën, tha se më shumë se 17.000 njerëz të moshës mbi 55 vjeç kanë humbur jetën nga Covid 19 në këtë rajon, bën të ditur “Xinhua”.

Moeti tha se duhen marrë më shumë masa për mbrojtjen e të moshuarve, duke përfshirë praktikimin e masave parandaluese të mbajtjes së maskave, mbajtjen e një distance fizike dhe larjen e shpeshtë të duarve.

Ajo shtoi se ka rreth 54 milionë njerëz mbi 60 vjeç në Afrikën sub-Sahariane, duke përfaqësuar 5 për qind të të rriturve në të gjithë botën.