Pothuajse 15% e formave të rënda të COVID-19 mund të shpjegohet nga anomalitë gjenetike dhe imune, që çojnë në dështimin e një molekule të fuqishme antivirale e prodhuar natyrshëm nga trupi në rast infeksioni. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga një ekip franko-amerikan.
Hulumtimi, i cili në mënyrë specifike tregon për një defekt që prek proteinat e sistemit imunitar, është detajuar në dy artikuj të botuar nga revista amerikane “Science”, shkruan “ATSH”.
Studiuesit panë te disa pacientë anomali gjenetike. Ata gjithashtu identifikuan në pacientë të tjerë të moshës 25 deri 87 vjeç, një formë të sëmundjes autoimune, prani në nivele shumë të larta në gjak të antitrupave të drejtuar keq, të quajtur autoantitrupa.
Kjo anomali prek më shumë burrat sesa gratë, sipas studimit, ku theksohet se frekuenca e këtyre antitrupave rritet me moshën.