Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres deklaroi për “Xinhua” se ai beson se pandemia COVID-19 ka nënvizuar nevojën për të forcuar bashkëpunimin shumëpalësh.

Guterres tha se shpreson që të vazhdohet të punohet ngushtë me Kinën, për të adresuar sfidat e përbashkëta me të cilat përballet bota.

Shefi i OKB-së tha se Kina po shfaqet si një lojtar kryesor brenda sistemit të Kombeve të Bashkuara.

“Kina është kontribuuesi i dytë më i madh në buxhetin e rregullt të OKB-së, një kontribues kryesor në paqeruajtjen e Kombeve të Bashkuara dhe i dyti më i madh financiar në buxhetin paqeruajtës të organizatës”, tha zoti Guterres për “Xinhua”.