Operatori më i madh turistik në Evropë (TUI) ka rënë dakord të kompensojë të gjithë klientët, udhëtimet e të cilëve u anuluan për shkak të koronavirusit.
TUI u zotua të bëjë të gjitha pagesat deri në fund të muajit, pasi Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve në Mbretërinë e Bashkuar (CMA) zbuloi se kishte marrë mijëra ankesa nga pasagjerët që pretendonin se kompania e udhëtimit po iu mbante paratë.
Mbikëqyrësi i konkurrencës vuri në dukje se ligji për mbrojtjen e konsumatorit kërkon kompensim të biletës apo paketës së pushimeve brenda 14 ditëve, shkruan “BBC”.
Zotimi përfshin të gjitha bizneset e ndryshme të TUI-t në Britani që ofrojnë paketa pushimesh.
Bllokimi për shkak të pandemisë në Mbretërinë e Bashkuar u njoftua për herë të parë në mars.