Me ardhjen e vjeshtës numri i të infektuarve më koronavirusi ka ardhur duke u rritur. OBSH-ja njoftoi të enjten se Europa shënoi një numër më të lartë rastesh sesa në mars.

Sipas universitetit “John Hopkins”, numri i të infektuarve në mbarë botën ka shkuar mbi 30 milionë. Gjithashtu bëhet e ditur se numri i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në mbi 940 mijë, qëkur virusi u shfaq në Kinë vitin e kaluar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, India dhe Brazili janë vendet më të goditura nga virusi. Shumë vende tani po raportojnë për një valë të dytë infektimesh.

Nga autoritetet është ngritur shqetësimi se kjo valë e dy e pandemisë në një moment kur dimri po afrohet.