Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres paralajmëroi se pandemia e COVID 19 po rrezikon paqen kudo në botë.
"Kjo pandemi përbën një kërcënim të madh për popujt në konflikt, prandaj unë bëra një apel të menjëhershëm për një armëpushim global",- tha shefi i OKB-së. "Ne duhet të hedhim armët dhe të përqendrohemi tek armiku ynë i përbashkët: virusi".
Takimi vjetor i udhëheqësve botërorë në OKB po realizohen virtualisht këtë vit për herë të parë në historinë e tij 75-vjeçare për shkak të pandemisë COVID 19. Dita e parë e debatit të përgjithshëm është më 22 shtator.
"Përtej zonave të luftës, pandemia po nxjerr në pah dhe shfrytëzon pabarazitë e të gjitha llojeve, duke vendosur komunitetet dhe vendet kundër njëri-tjetrit",- tha Guterres.