Qeveria amerikane nuk ka arritur ta zhvendosë fajin nga vetja për dështimin në trajtimin e pandemisë COVID-19 duke përdorur shpesh frazën "virus kinez", raportoi të mërkurën “Washington Post”, duke cituar një sondazh të fundit.

Sondazhi, ku morën pjesë 1500 banorëve në ShBA u krye në fund të qershorit, menjëherë pasi Shtetet e Bashkuara raportuan 2.5 milionë raste të konfirmuara COVID-19 dhe 120 mijë vdekje, sipas raportit.

Të anketuarve iu kërkua të lexojnë një përshkrim të shkurtër të pandemisë. Disa lexuan një version në të cilin koronavirusi u quajt "COVID-19", ndërsa për të tjerët, ai u quajt "virusi kinez".

"Çuditërisht, përdorimi i termit "virus kinez" bëri që më shumë të anketuar të fajësojnë Trump-in për pandeminë", thuhet në raport.

Ata që ishin të ekspozuar ndaj frazës "virus kinez" kishin më shumë gjasa të besonin se administrata e tanishme e ShBA-së nuk e mori seriozisht pandeminë, sipas studimit.

Sondazhi gjithashtu tregoi se edhe konservatorët iu përgjigjën frazës "virus kinez" duke fajësuar administratën amerikane më shpesh.

Duke përdorur parullën "virus kinez", qeveria amerikane u orvat të shmangë fajin për pandeminë duke e ridrejtuar zemërimin ndaj Kinës.

Sidoqoftë, ajo nuk arriti ta zhvendosë fajin nga vetja, sipas sondazhit.

(Albana)