India kaloi pragun e 5 milionë rasteve të regjistruara me COVID-19 dhe një nga gjashtë të dërguarit specialë të OBSH-së për COVID-19 paralajmëroi se pandemia ishte ende në fazat e saj shumë të hershme.
India, vendi i dytë më i populluar në botë me 1.3 miliardë banorë, ka regjistruar 1 milion kontaminime të reja në vetëm 11 ditë, shkruan “ATA”.
Ajo është vendi i dytë që numëron më shumë raste të konfirmuara me COVID-19, rreth 5.02 milionë, pas SHBA-së me 6.59 milionë raste.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, COVID-19 ka shkaktuar mbi 82.000 të vdekur në Indi që prej fillimit të epidemisë, por shumica e ekspertëve theksojnë se shifrat reale të infektimeve dhe të vdekjeve janë shumë më të larta.